Një kamion me eshtrat e 71 viktimave të Srebrenicës, udhëtuan këtë të dielë nga Visoku për në Potoçar, në kompleksin ku ndodhet memoriali i masakrës, për t’u rivarosur me nderime fetare sipas riteve islame – falje e xhenazes – më datë 11, në 22-vjetorin e tragjedisë.
Mes eshtrave të 71 viktimave nga genocidi serb, janë dhe ato të 7 të miturve. Të afërm të tyre e pritën të përlotur kamionin me flamurin e Bosnjes mbi arkivole.
Kjo do jetë dhe ngjarja kryesore që do shënojë 22-vjetorin e masakrës këtë vit, e konsideruar si më tragjikja në Europë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. /tesheshi.com/