Kryeministri Rama doli në një konferencë për shtyp, nga ku shpalosi masat për të dëmtuarit nga tërmeti, si dhe disa inisiativa të tjera parandaluese të një fatkeqësie të mundshme.
Shefi i qeverisë shpalli që prej këtej e tutje se pa policë sigurimi nuk do jepet asnjë leje ndërtimi. “Nuk do të jepet më leje ndërtimi pa policën e sigurimit që duhet ta disponojnë që në fillim arkitektët dhe grupet e projektimit, që duhet ta depozitojë investitore apo kërkuesi i lejes në dosjes kur kërkon lejen, dhe detyrimin për kompanitë e sigurimit, që të garantojnë zbatimin e saktë dhe pa shkelje të lejes. Është një element që më në fund gjen konsens, e kam propozuar shumë vite më parë, ka hasur gjithmonë rezistencë.
Nuk mund të kontrollohen dot godinat e ndërtuara për qëllime fitimi, pra flasim për pallate dhe godina të karakter biznesi, apo hotele, të gjithë këto, thjesht dhe vetëm me inspektoriate, qoftë me polici, qoftë me inspektoriat të mbrojtjes së territorit, etj, por do të futet mekanizmi i vetëkontrollit përmes marrëdhënies me kompaninë e sigurimit. Ajo do të marrë përsipër të garantojë blerësin dhe autoritetin që ka dhënë lejen, se godina përputhet me atë që është dhënë leja. Në të kundërt do të shkojnë përpara ligjit të dyja palët”, tha Rama.
Nga ana tjetër, Rama ka “dëgjuar” Bashën, një propozim të këtij të fundit, duke shpallur se të dëmtuarve u falën borxhet në energji e ujësjellës.
“OSHEE dhe Ujësjellësi do të marrin vendime për të zeruar detyrimin e familjeve të dëmtuara që janë në kushte pabanueshmërie, që do të thotë se për të gjithë ato familje do të zerohen të gjitha borxhet dhe do të subvencionohet 100 përqind tarifa që paguhet edhe kur t’i nuk je në banesë. Ndërkohë që për familjet e tjera nisur nga shkalla e dëmtimit do të ketë masa të përshkallëzuara. Ky është një lehtësim dhe shprehje solidariteti me ato familje që u prekën seriozisht nga tërmeti dhe duhet të bëjnë durim deri kur mund të futen në shtëpinë e rindërtuar. Kemi kryer të gjithë inventarin. familjet në kushte të pabanueshme janë në kujdesin e autoriteteve”, tha Basha. /tesheshi.com/