Portugalia ka pezulluar një gjinekolog – obstetër të dyshuar për neglizhencë, për një rast që ka tronditur vendin.
Foshnja, Rodrigo, lindi në 7 tetor pa hundë, sy dhe një pjesë të kafkës, por deformimet u zbuluan vetëm pas lindjes së tij në një spital në Setubal, rreth 40 km në jug të Lisbonës.
Këshilli Mjekësor i Portugalisë votoi unanimisht për pezullimin e doktorit Artur Carvalho nga praktikimi i punës për së paku gjashtë muaj.
Mjeku obstetër ka gjashtë ankesa të tjera kundër tij, që datojnë që nga viti 2013. Këshilli hapi një hetim pasi prindërit e foshnjës së deformuar bënë një ankesë dhe lindja e tij pushtoi mediat me titujt më të rëndë për familjen.
“Ekzistojnë prova të forta për neglizhencën e mjekut”, thonë këshilli disiplinor që suspenduan Carvalho.
Duke pasur parasysh ndikimin e këtij rasti, i cili “ka pasoja në reputacionin e mjekëve” dhe “për të siguruar gratë shtatzëna”, ai tha se pezullimi ishte i nevojshëm.
Caravalho kishte ndjekur shtatzëninë e nënës së Rodrigos në një klinikë private ku ai e kontrolli me tre ultratinguj por nuk raportoi ndonjë çështje shqetësuese.
Prindërit u njoftuan për një anomali të mundshme të fetusit pasi kërkuan një test të mëtejshëm me ultratinguj në muajin e gjashtë të shtatzënisë, por u siguruan nga mjeku se gjithçka ishte në rregull. Foshnja është ende në repartin pediatrik të spitalit ku lindi. /tesheshi.com/