Kryeministri Rama bëri me dije sepo hap proces gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Haradinaj, për një akuzë të këtij të fundit lëshuar ditë më parë.
Në “Opinion” Rama deklaroi se “për 10 miliardshin po përgatis, jo unë, unë kam një zyrë të posaçme të anti-shpifjes. Në gjykatat e Kosovës zotëria do të duhet të vijë të provojë akuzën për 10 miliardë që do ndaheshin në tavolinë midis meje, Hashim Thaçit dhe Presidentit të Serbisë”.
Më tej, shefi i qeverisë shqiptare, shprehu pezmin e tij që mu prej akuzave të tilla lëshuara pa përgjegjësi sipas tij, politikanë të tillë ende votoheshin
“Dmth që t’i thuash një populli që ishin 10 miliardë në sofër dhe do të ndaheshin midis këtyre të treve që ranë dakord të ndanin Kosovën dhe të marrësh akoma vota… Ata që votojnë për këtë lloj politike ato qofshin dhe bravo u qoftë!”, theksoi Rama. /tesheshi.com/