Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa ndihmoi në shpëtimin e dy grave që e gjetën veten në telashe pranë plazhit në Algarve.
Presidenti 71-vjeçar u filmua duke notuar drejt grave që mbanin në një kajak, i cili u përmbys, raporton BBC.
De Sousa më vonë u tha gazetarëve se gratë ishin tërhequr nga rrymat e detit nga një plazh aty pranë në gji.
Ai po fliste me gazetarët në plazhin Praia do Alvor kur vuri re situatën. Kamera kapi në momentin kur u hodh në det për t’i ndihmuar ata. Një burrë tjetër ishte tashmë atje, duke u përpjekur të ndihmonte dhe të kthente kajakun, ndërsa një tjetër personi me skuter u afrua gjithashtu për të ofruar ndihmë.
Personi në skuter më pas arriti të tërheqë kajakun në breg.
Presidenti tha se një tjetër “patriot” e ndihmoi atë me skuterin. Ai paralajmëroi se gratë duhet të jenë të kujdesshme në të ardhmen.
Presidenti është me pushime në Algarve në përpjekje për të promovuar turizmin atje. /tesheshi.com/
▶️ Portuguese President Marcelo Rebelo de Sousa assisted in the rescue of two young girls at a beach in southern Portugal, Saturday.
(AP) pic.twitter.com/IOSuruEIz9
— Voice of America (@VOANews) August 17, 2020