Nëse është ndonjë skuadër që e ka të qartë se futbolli është një biznes është pikërisht skuadra e Portos. Në dekadën e fundit, klubi portugez ka përfituar mbi 400 milionë euro nga shit-blerja e futbollistëve.
Tesheshi.com, u sjell disa nga lojtarët që Porto i “shtrydhi” mirë për t`i mbushur arkat e klubit.
Pepe
Erdhi në vitin 2004 në Martimo për 2,1 milionë euro. Në vitin 2007 u shit në Real Madrid për 32,8 milionë. Benefiti financiar që nxorri Porto me këtë transfertë është 30,7 milionë euro.
Mangala
Porto e transferoi nga Standard Liezh në vitin 2011 për 7,1 milionë euro. Ndërkohë, në vitin 2014 e transferoi në Manchester City për 43,7 milionë. U përfituan 36,6 milionë euro.
Falcao
Kolumbiani u transferua nga River Plate në vitin 2009 për 5,9 milionë euro. Në vitin 2011, u transferua në Atletico Madrid për 43,7 milionë. Shuma e pastër që përfitoi Porto me këtë transfertë ishte 37,8 milionë euro.
Hulk
Futbollisti i njohur për fizikun e fuqishëm sikurse personazhi i filmit , erdhi në Porto në vitin 2008 për shumën 20,7 milionë euro. Ndërkohë, u transferua në Zenit në vitin 2011 për shumën e 60,1 milionë. U nxorrën 39,4 milionë euro.
James
Erdhi në Porto në vitin 2010 për shumën 7,9 milionë euro. Ndërkohë, në vitin 2013 u transferua në Monaco për shumën 49,2 milionë. Në fund, Porto doli me 41,3 milionë euro fitim.
/tesheshi.com/