Presidenti ukrainas Petro Poroshenko beson se Ukraina duhet t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe NATO-s në mënyrë që të mbrohet nga veprimet ekspansioniste ruse. E sipas tij, dhe BE me Aleancën Veriatlantike, e kanë të nevojshme të mbrohen nga Rusia.
Poroshenko, i cili dëshiron të fitojë mandatin e dytë presidencial në zgjedhjet e 31 marsit, ka akuzuar Rusinë për planifikimin e ndërhyrjes në procesin zgjedhor.
Ai i përshkroi zgjedhjet si “një luftë të përgjithshme për Ukrainën”.
Sondazhet tregojnë se Poroshenko aktualisht është më popullari në mesin e kandidatëve Volodimir Zelensky dhe ish-kryeministrja Julia Timoshenko.
Ukraina po ballafaqohet edhe me probleme ekonomike pas aneksimit të ishullit të Krimesë në vitin 2014, përpos atyre të sigurisë. /tesheshi.com/