Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

    Një qytet i ri 5 miliard dollarësh për nder të një lideri

    Një qytet i ri 5 miliard dollarësh për nder të një lideri

    Paralajmërim për “kaos dhe konflikte” të mundshme në Azi

    Paralajmërim për “kaos dhe konflikte” të mundshme në Azi

    Një memorandum mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

    Një memorandum mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

    Një “histori e çuditshme” kineze me Biden-ët

    Një “histori e çuditshme” kineze me Biden-ët

    Parisi, ekskavatorë për të hequr plehrat trejavore

    Parisi, ekskavatorë për të hequr plehrat trejavore

    Arrestimi i një gruaje në mes të Europës

    Arrestimi i një gruaje në mes të Europës

    Kurti: Pse s’mund të ketë autonomi për serbët e Kosovës

    Kurti: Pse s’mund të ketë autonomi për serbët e Kosovës

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Politikanët dhe mediat nxitës të gjuhës së urrejtjes në Maqedoni: njëra fiton votat, tjetra “like-t”

Nga te Sheshi
16/10/2015
në Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Politikanët dhe mediat nxitës të gjuhës së urrejtjes në Maqedoni: njëra fiton votat, tjetra “like-t”

Nga Mensur Krasniqi

Në analizën e fundit të Komitetit të Helsinkit në kuadër të projektit për luftën kundër gjuhës së urrejtjes, thuhet që institucionet jo vetëm që nuk e dënojnë por as nuk luftojnë kundër gjuhës së urrejtjes; përkundrazi ata e nxisin edhe më shumë.  Sipas kësaj analize, gjuha e urrejtjes merr hov më të madh gjatë fushatës parazgjedhore, ndërsa e promovojnë edhe vetë politikanët.

“Ekziston vetëdije e ulët te qytetarët se çfarë në fakt paraqet gjuha e urrejtjes. Për këtë qëllim ne kemi ndërmarr disa aktivitete për ta ngre vetëdijen te qytetarët, prokuroria publike ka qasje të dobët drejt gjuhës së urrejtjes, definimi ligjor është shumë i dobët dhe nuk ka efekt. Projekti përmban aktivitete që përmbajnë lobim për prevenimin e gjuhës së urrejtjes, si dhe rritjen e vetëdijes te qytetarët”, deklaroi koordinatorja e projektit Elena Brmbeska.komiteti-helsinkit

Sipas analizës, numri më i madh i ankesave për gjuhën e urrejtjes është nga aspekti etnik, religjioz dhe nacional, ku asnjë etnikum nuk kursehet me ç’rast ka edhe përleshje fizike.

Për sociologët është e palejueshme shfaqja e gjuhës së urrejtjes, mirëpo ajo po përdoret për faktin se mekanizmat shtetëror janë  jofunksional.

Sociologja Rejhan Ramadani, përdorimin e gjuhës së urrejtjes nga kushdo qoftë e quan shumë të dëmshme për gjithë shoqërinë në përgjithësi.

 “Sot është e mjaftueshme që dikujt t’i kujtohet edhe menjëherë ta shpall njeriun prostitutë, ta shpall njeriun matrapaz, narko-mafi, dinak, dhelpër e tjera. Përfundimisht kjo i bën dëm Maqedonisë ,ky vokabular dhe kjo qasje”, tha Ramadani.

Ramadani konsideron se jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në portale dhe media të ndryshme vërehet qartë gjuha e urrejtjes.

“Në atë kuptim mendoj se është mirë që të krijohen mekanizma mbrojtës të fjalës së lirë. Fjala e lirë, duhet të jetë fjalë e lirë jo fjalë denigruese, fjalë poshtëruese, fjalë që kërkon gjakë, që kërkon depërtimin e tjetrit. Do të thotë, të gjitha këto janë gjëra të hershme të cilat fatkeqësisht Maqedonisë po i ndodhin”, thotë ajo.ali pajaziti

Sociologu tjetër, Ali Pajaziti, për portalin tesheshi.com thotë se gjuha e urrejtjes së të ndryshmit nga vetja dhe grigja vetjake (bashkëkombasit, bashkëfetarët) paraqet një fenomen universal që në përmasa shumë të gjallë është i shprehur edhe në Maqedoni, ku ligjërata politike, fjalori i prijësve të grupeve të ndryshme ngjall ndjenjën e animozitetit, mosdurimit.

“Rasti i fundit i aferës së përgjimeve ishte një shembull eklatant se si rangu më i lartë i politikanëve etnikë maqedonas përçmonin etnikume dhe bashkësi me një gjuhë denigruese sa s’bën. Shprehjet “indianë” për shqiptarët dhe “kapja për veshësh e romëve” janë të mjaftueshme për të parë këtë fotografi të papëlqyeshme. Mediat gjithashtu përhapin këtë gjuhë. Disa nga TV-të dhe gazetat në gjuhën maqedonase janë altoparlantë të diskursit të urrejtjes. Kjo ndjenjë dhe ky fjalor janë rezultat i klimës së përgjithshme ballkanike, ku në periudhën e ca dekadave është shfaqur ajo gjendja mitike “të gjithë kundër të gjithëve”, deklaroi sociologu Ali Pajaziti.

Ky fenomen sipas tij mund të evitohet me politikë racionale, me kulturë politike konstruktive, me etikë të socializuar masovikisht, me figura publike inkluzive, me distancim nga marritë e të marrëve të agorës” etj.shpetim nuredini

Derisa për gazetarin dhe analistin e njohur shqiptar, Shpëtim Nuredini, gjuha e urrejtjes është substrati i politikbërjes në Maqedoni që nga mëvetësimi i saj.

“Në dekadën e parë, vitet 1990-2000 gjuha e urrejtjes kryesisht përdorej nga politika dhe institucionet në kontekst etnik kundër shqiptarëve duke i etiketuar ata si: nacionalistë, shovenist, iredentistë dhe separatistë. Një qasje dhe një gjuhë e tillë armiqsore në vija etnike solli deri te konflikti i vitit 2001. Pas një përpjekje nën trysninë ndërkombëtare sikur pati një angazhim për pajtim ndëretnik, por kjo nuk zgjati më shumë se pesë vjet”, shprehet për tesheshi.com gazetari Shpëtim Nuredini.

Partitë politike të vetëdijshëm për realitetin në terren dhe mosdurimin ndëretnik por edhe në mungesë të ofertave të mirëfillta politike, fillojnë garën në baza etnike duke shfrytëzuar si mekanizëm gjuhën e urrejtjes.

“Mund të përmendim si rast fushatën në zgjedhjet e fundit kur VMRO DPMNE kërkonte nga etnia maqedonase vota për 62 deputetë që të sigurojë shumicën e domosdoshme për formimin e qeverisë që të mos mund ta kushtëzojnë shqiptarët. Gjuhës së urejtjes ndëretnike iu shtua edhe urejtja brenda etnike, poashtu nga politika, duke i ndarë qytetarët në patriotë dhe tradhëtarë. Tejkalimi i kësaj situate mund të ndodh vetëm pas maturimit të subjekteve politike, pas ndarjes së partive nga shteti dhe pas pavarësimit dhe profesionalizimit të mediave. Këto të fundit madje i japin jehonë gjuhës së urrejtjes pasi, kryesisht, janë dorë e zgjatur e ndonjë partie politike”, shtoi Shpëtim Nuredini.

Po ashtu, sipas Nuredinit, është për t`u theksuar se gjuha e urrejtjes po konstatohet nga disa organizata dhe institucione vetëm kohëve të fundit kur ka ardhë në shprehje gjuha e urrejtjes brendaetnike. Raportime të ngjashme nuk ka patur kur po kjo gjuhë përdorej për të nxirë shqiptarët në Maqedoni. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Ambasadori i pritshëm që di të flasë shqip: Ky do jetë misioni im në Tiranë
Diplomaci

Ambasadori i pritshëm që di të flasë shqip: Ky do jetë misioni im në Tiranë

30/03/2023
A do ta humbasë Izraeli superaleatin e tij, Amerikën?
Gjeopolitikë

A do ta humbasë Izraeli superaleatin e tij, Amerikën?

30/03/2023
Rikthimi i celularëve të viteve 2000 në SHBA
Sociale & Shoqëri

Rikthimi i celularëve të viteve 2000 në SHBA

30/03/2023
Lajme të tjera
Kapet 1 ton drogë në Kurvelesh

Kapet 1 ton drogë në Kurvelesh

VIDEO/Rrotullon fijen rreth pirunit, ja çfarë ndodh

VIDEO/Rrotullon fijen rreth pirunit, ja çfarë ndodh

Ushtria turke rrëzon një dron që shkeli hapësirën, Rusia mohon se është i saji

Ushtria turke rrëzon një dron që shkeli hapësirën, Rusia mohon se është i saji

TË FUNDIT

Turqia: Po ndjekim nga afër zhvillimet në Ballkan

Turqia: Po ndjekim nga afër zhvillimet në Ballkan

1 orë Më parë
Belgjikë: Në burg, djali i një baroni që rrëfeu vrasjen e njerkës

Belgjikë: Në burg, djali i një baroni që rrëfeu vrasjen e njerkës

5 orë Më parë
Britani: për këtë mostër pas hekurave, jo liri!

Britani: për këtë mostër pas hekurave, jo liri!

8 orë Më parë
BE, me një vendim për karikimin e makinave elektrike

BE, me një vendim për karikimin e makinave elektrike

8 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Ambasadori i pritshëm që di të flasë shqip: Ky do jetë misioni im në Tiranë

Ambasadori i pritshëm që di të flasë shqip: Ky do jetë misioni im në Tiranë

30/03/2023
A do ta humbasë Izraeli superaleatin e tij, Amerikën?

A do ta humbasë Izraeli superaleatin e tij, Amerikën?

30/03/2023
Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

30/03/2023
Pse po kërkohet një ndërprerje në zhvillimin e inteligjencës artificiale?

Pse po kërkohet një ndërprerje në zhvillimin e inteligjencës artificiale?

30/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist