Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Politikanë dhe analistë: pse ish-“Komandant Gjarpri” po nderon të vrarët serbë në Kosovë?!

by te Sheshi
22/08/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Politikanë dhe analistë: pse ish-“Komandant Gjarpri” po nderon të vrarët serbë në Kosovë?!

Nga Blendi Gashi

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, javët e fundit befasoi shumëkënd për homazhet që bëri para monumenteve serbe,  jo vetëm kundërshtarët politik, por edhe bashkëlutëtarët e tij.

Pas përfundimit të luftës, pra, 16 vite më parë, asnjë qytetar nuk do të besonte se “Komandant Gjarpri”, nofka të cilin e mbante Thaçi në luftë, do të përulej para serbëve, aq më pak se në ato lapidare shkruan se serbët e vrarë janë viktima të “terrorit shqiptar”, ani pse ende nuk ka ndonjë vendim nga organet e drejtësisë.

Ish-drejtuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përuljen e para një lapidari serb e bëri rreth një muaj më parë,  kur shkoi për homazhe para monumentit serb në fshatin Grackë të Lipjanit që ishte ndërtuar në kujtim të 14 fshatarëve të këtij nacionaliteti të vrarë në vitin 1999.

Pas kësaj vizite, në rrjetet sociale, por jo vetëm, shpërthyen  reagime të shumta ndaj Thaçit duke thënë se shkeli gjakun e dëshmorëve të shtetin tonë.

Mirëpo as këto reagime nuk e ndalën të parin e shtetit, që ta bëjë edhe një vizitë të dytë në një memorial serb.

Më 13 gusht, presidenti Thaçi qëndroi në Gorazhdevc  të Pejës ku edhe aty vizitoi memorialin për dy të rinj serbë që ishin vrarë në vitin 2003.

Edhe në këtë memorial vrasja iu atribuohet “terrroristëve shqiptarë”, edhe ende autorët e këtij krimi nuk janë gjetur dhe dënuar nga gjykatat.

Por, shtrohet pyetja pse ish kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, po përulet para lapidareve serbë?!

Përulja e Thaçit para serbëve të vrarë, veprim i duhur apo i gabuar?

Ish-luftëtarë të UÇK-së dhe analistët politik në vend, kanë qëndrime të ndryshme rreth çështjes në fjalë, disa thonë se është detyrë e presidentit të bëj vizita të tilla, kurse të tjerë shprehen se Thaçi po bën vizita të tilla për qëllime përfitimi.zafir_berisha_deputet

Ish-luftëtari i UÇK-së, Zafir Berisha, njëherit deputet thotë se presidenti Thaçi e ka humbur rrugën në oborr dhe është duke vepruar sipas agjendave të huaja.

“Vet fakti se bën nderime para pllakave përkujtimore ku kujtohen viktimat me shkrime ofenduese për shqiptarët dhe në anën tjetër nderon viktima  ku nuk dihen se kush i ka bërë ato vrasje, derisa akozohen shiptarët, pra kjo është një gjë e ulët. Them kështu për arsye se serbët kanë prirje dhe kanë dëshmuar se shpeshherë kanë sakrifikuar njerëzit e tyre, vetëm që t’i akuzojnë shqiptarët, siç është me rastin “Panda” në Pejë. Prandaj, Hashimi mendoj se është duke bërë lojën e djallit me gjasë vetëm për ta shpëtuar vetën për hajninë që i ka bërë popullit qe sa vite”, ka thënë Berisha, për tesheshi. com.

Edhe njohësi i rrethanave politike në vend, Faik Krasniqi, thotë se vzitat e fundit të Hashim Thaçit, në memorialet e serbëve të vrarë pas luftës në Kosovë, po bëhen për qëllime përfitimi, dhe çështje propagandistike.

Sipas Krasniqit, një prej arsyeve është përmirësimi i imazhit të degraduar që e ka Thaçi në popull, por edhe si kusht nga bashkësia ndërkombëtare për të mos u ndjekur nga Gjykata Speciale, sepse Thaçi si udhëheqësi kryesor i UÇK-së, përmendet në akuzat e Dik Martit, për krime ndaj serbëve dhe minoriteteve tjera.

faiiki

“Përulja para viktimave pa marrë parasysh cilit nacionalitet i takojnë, është gjest shumë human! Por, presidenti Thaçi po përulet para lapidarëve në të cilët shkruan se viktimat janë vrarë nga terroristë shqiptarë. Me ose padashje, Thaçi me këto po i bën përgjegjës shqiptarët, për vrasjen e serbëve në Kosovën e pasluftës. Me këto gjeste të pahijshme, Thaçi po e përmbush ambicien e tij të sëmurë për t’i përçarë shqiptarët. Qëllimi i tij i vetëm është që të shpëtojë nga Gjykata Speciale, gjë për të cilën nuk e kam asnjë dyshim që për ta shpëtuar lëkurën e tij, ai do t’i lag bashkëluftëtarët dhe bashkëpunëtorët e tij. Nga ky njeri mund të pritet gjithçka. Është shumë i kompromentuar dhe dinak!”, thotë analisti Krasniqi, për tesheshi.com.

qeriqi

Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë për media se vizita e Thaçit tek varrezat e serbëve të vrarë është fyerje për shqiptarët dhe luftëtarët e UÇK-së, të cilët luftuan për çlirimin e vendit.

“Ne e shohim si një veprim të gabuar për shumë arsye, sepse ne nuk e dimë qëllimin e tij se pse po i bënë këto vizita, për qëllimet e tij personale apo për diçka tjetër, apo nga kush është i shtyrë t’i bëjë këto vizita. Mirëpo, ne po e shohim si një veprim të gabuar, sepse në njëfarë forme po i ofendon të gjitha ato viktima civile shqiptare dhe po na ofendon neve si ushtarë të UÇK-së, dhe gjithë dëshmorët e kombit”, ka thënë ai.

“Vizitat e Thaçit të qëlluara”

Por, mendim krejt tjetër ka analisti Nexhmedin Spahiu, i cili i vlerëson të qëlluara vizitat e bëra të Thaçit tek lapidaret e serbëve.

spahiu

“Është detyrë e presidentit me i nderu viktimat. Mirë ka bërë që ka realizuar këto vizita. Nuk e di se çfarë qëllimi ka ai personalisht.  Tani radhën e ka të përkulet tek varri i Shefko Salkoviqit në Rvatska te Leposaviqit të cilin e kanë vrarë serbët paslufte”, ka thënë Spahiu, për tesheshi.com.

marko-djuric-01_1471704878-2514495

Vizitat e Thaçit i ka komentuar edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, duke i quajtur vizita jo të sinqerta.

“Në të vërtetë unë nuk shoh sinqeritet në këtë veprim, përndryshe gjithmonë do të jem i gatshëm ta përshëndes çdo hap të vërtetë drejt pajtimit, i cili na është shumë i nevojshëm” deklaroi Gjuriq.

Ndryshe, deri më tani asnjë zyrtar serb nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra gjatë kohës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë. /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…
Politikë

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
Nga Iljasa SALIHU: Dashuria e parë (ndaj atdheut)

Nga Iljasa SALIHU: Dashuria e parë (ndaj atdheut)

Pastroni gjakun me hithra

Pastroni gjakun me hithra

Trioja Renzi-Merkel-Hollande, tjetër mini-samit për krizën europiane post-Brexit

Trioja Renzi-Merkel-Hollande, tjetër mini-samit për krizën europiane post-Brexit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni