Autoritete kroate kanë abuzuar dhe ushtruar dhunë ndaj dhjetëra emigrantëve në Bosnje, bëjnë me dije mediat boshnjake.
Sipas Radio Sarajevës, një patrullë boshnjake u ndesh me policinë kroate që drejtonte një grup migrantësh në anën e gabuar të kufirit, afër Velika Kladusa.
Policia kroate u kthyen përsëri në drejtim të territorit të tyre, duke lënë pas 18 migrantë me lëndime të konsiderueshme nga rrahjet.
Tetëmbëdhjetë migrantë morën lëndine ndërsa u përpoqën të arrijnë në mënyrë të paligjshme në Bashkimin Evropian përgjatë kufirit mes Bosnjës dhe Kroacinë, thanë zyrtarët boshnjakë.
Emigrantët, të gjithë burra nga Pakistani dhe Iraku, u dërguan në një spital lokal nga policia boshnjake, thanë zyrtarët, duke mos pranuar të japin detaje të tjera. Mjekët thanë se gjashtë prej tyre kishin lëndime të rënda.
Më shumë se 40,000 migrantë dhe refugjatë kanë hyrë në Bosnje që nga viti i kaluar, me shpresën për të kaluar nga qytetet veriperëndimore Bihaç dhe Velika Kladusa në Kroaci dhe që andej në Evropën perëndimore.
Raporti vërteton akuzat nga organizatat e të drejtave të njeriut se policia kufitare kroate ka rrahur, keqtrajtuqr, grabitur dhe shtyrë migrantët në drejtim të Bosnjes.
Autoritetet boshnjake iu ankuan për shkeljet e kufirit ambasadorit kroat në Sarajevë, dhe ministri i Brendshëm boshnjak Dragan Mektiç javën e kaluar akuzoi policinë e armatosur kroate për shkeljen e kufirit në mënyrë të paligjshme. /tesheshi.com/