Policia gjermane ka publikuar pamjet e vendfshehjes së rreth 4 kilogramëve e gjysëm kokainë, në një automjet që drejtohej nga një shtetas shqiptar. Vlera e drogës u vlerësua në rreth 250 mijë euro.
Shqiptari u ndalua nga një patrullë policore në autostradë dhe pas një kontrolli të imtësishëm të automjetit, u zbuluar zgavra e sajuar ku ai kishte fshehur mallin.
Identiteti i tij nuk është bërë i ditur. /tesheshi.com/