Policia gjermane ka dhënë alarmin mbi rrezikshmërinë e serbit Daniel Vojnoviç, 31 vjeç, duke shpallur kërkimin e tij në të gjithë Europën.
Si shkruajnë mediat gjermane, Vojnoviç ishte duke vuajtur burgun për plagosje kur një leje e dhënë për të për të vizituar prindërit, ka rezultarme arratinë e tij. Thuhet se ai ka dalë nga dritarja e shtëpisë, duke iu shmangur rojeve që e shoqëronin.
“Nëse ju shikoni, mos flisni me të por menjëherë na telefononi”, tha policia.
Owl24.de raporton se është diagnostikuar me problem antisociale dhe se gjatë terapie ka thënë se kërkon të vrasë disa njerëz dhe më pas të kthehet sërish në burg. /tesheshi.com/