Policia italiane shkatërroi një bandë kriminale me 8 pjesëtarë, mes të cilëve edhe dy shqiptarë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Grupi kriminal ishte përgjegjës për 69 vjedhje me armë të bizneseve në provincën e Barit, me vlerë mbi 80 mijë euro. Për të shpëtuar pas grabitjes, ata përdornin makina Fiat Uno, të vjedhura, të cilat i digjnin.
Të arrestuarit nga policia italiane në ndodhen në burg:
Ettore D’ambrosio, lindur në Bari, 35 vjeç
Gaetano Fornarelli, lindur në Bari, 40 vjeç
Nicola Gismundo, lindur në Bari, 26 vjeç;
Nicola Valerio, lindur në Bari, 27 vjeç.
Në arrest shtëpie:
Antonello Attanasio, lindur në Conversano, Bari, 35 vjeç;
Nazmi Buthi, lindur në Shqipëri, 27 vjeç;
Damiano Cassandra, lindur në Bari, 22 vjeç;
Francesco Serafino, lindur në Bari, 42 vjeç. /tesheshi.com/