Një bandë grabitëse e Mamurrasit nuk e ka lënë pa shfrytëzuar rastin që i kanë dhënë policët, të cilët kanë qenë të dendur me të ngrëna e të pira për të festuar ikjen e vitit.
Vetëm 100 metra nga komisariati, banditët kanë grabitur një bandë me “qetësi dhe dashuri”.
Mësohet se grabitësit të cilët kanë qenë më shumë se dy persona kanë kërcënuar rojën e bankës dhe më pas kanë thyer xhamin dhe kanë hyre brenda.
Ata kanë marrë një sasi parash të cilat ishin në përpunim nga punonjësit e bankës dhe janë larguar me një automjet.
Policia ka vonuar pak minuta për të shkuar në vendin e ngjarjes, pasi i gjithë komisariati i policisë ishte në dreken festive të fundvitit në një lokal në Mamurras.
Në lidhje me ngjarjen policia bën të ditur se kanë nisur hetimet, ndërsa janë ngritur disa pika kontrolli për kapjen e autoreve.
Gjithashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bankës ku ndodhi grabitja dhe po merren në pyetje punonjësit e bankës në fjalë.
Ende nuk dihet shumë e parave të grabitura, por sipas të dhënave mësohet se është një sasi e konsiderueshme. /tesheshi.com/