Presidenti Trump shtyn vizitën e tij të planifikuar në Britaninë e Madhe. Është Daily Telegraph që e bën të ditur këtë fakt, i cili është shoqëruar me shumë hipoteza.
Kjo për arsye se shtyrja vjen një ditë pas një replike në distancë mes kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe kryeministres Thereza May, lidhur me postimin e tre videove anti-islame nga ana e Trump.
Sakaq, edhe kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Kahn, tha se Trump nuk ishte i mirëseardhur në Britani, vend që sipas këtij të fundit përbën një mozaik të shkëlqyer bashkëjetese mes besimesh e kulturash të ndryshme.
Nga ana tjetër, media britanike thonë se ftesa e kryeministres Theresa May drejtuar presidentit amerikan, nuk është tërhequr; pavarësisht sfondit të polemikave me tyre. /tesheshi.com/