Menaxheri i marketingut Puritan Medical Products tha që prodhimi i përditshëm ishte i kufizuar gjatë vizitës së Donald Trump, sepse tamponët e prodhuar gjatë prani së tij duheshin shkatërruar.
Ndërsa personeli punonte me veshje mbrojtëse gjatë vizitës presidenciale, Trump nuk mbante maskë, ndërsa ai kalonte nëpër objektin e prodhimit dhe bisedonte me punëtorët.
Ende nuk dihet se sa tamponë u shkatërruan, dhe mediat raportojnë se kjo po ndodh në një kohë kur raporte të shumta flasin për mungesë të pajisjeve të testimit.
“Sa herë që testojmë, kemi më shumë raste infektimesh. Unë u them popullit tim që nëse testojmë, do të zbulojmë më shumë të infektuar. Nëse do të testonim si në Kinë ose Indi dhe vende të tjera, unë pretendoj se do të kishim shumë më tepër raste. Por ne bëjmë një punë të shkëlqyeshme me testimin dhe një punë fantastike me prodhimin e tamponëve,” tha Trump gjatë vizitës. /tesheshi.com/