Në momente kur kriza politike në Maqedoni vazhdon të thellohet në heshtje, deputeti gjerman për të nddërmjetësuar zgjidhjen e krizës në vend, Johan Hajndëll ka paralajmëruar vizitën e tij të ardhshme në Shkup për të mërkurën.
Kjo është vizita e tretë e tij në Maqedoni. Dhe përflitet se do të përmbajë tone të ashpra dedikuar politikanëve maqedonas.
Si për koinçidencë, ishte politika shqiptare që një ditë më parë morri një kërcënim të fortë gjerman për të miratuar reformën në Drejtësi.
Nga ana tjetër, siç informojnë mediumet maqedonase, pas Hajndëllit Maqedoninë do ta vizitojë edhe z/ndihmëssekretarja e SHBA-së, Viktoria Nuland, me qëllim që sa më shpejt partitë politike të gjejnë zgjedhje për dalje nga kriza politike.
Ndryshe, kujtojmë se gjatë ditës së djeshme lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka pasur takim me komesionerin Hahn në Bruksel, ku sipas zëdhënëses së KE-së, Maja Koçijançiç, është biseduar për rikthimin e vendit në rrugën euro-atlantike.
Mirëpo deri tani kanë kaluar thuajse 3 muaj që kur liderët e partive nuk janë ulur në tavolinën e bisedimeve për të diskutuar rreth krizës politike, por vetëm vazhdojnë me akuzat për njëri-tjetrin. M.Krasniqi – tesheshi.com