Kreu demokrat Basha ishte në Kukës në kuadër të fushatës së tij “Po të dëgjoj”, e cila shoqërohet nga video ku ai komunikon me përfaqësues të shtresave të ndryshme sociale.
Por këtë të enjte, nga Kukësi ku ka qenë për takime, ai ka përcjellë vetëm foto dhe një mesazh të shkurtër.
“Në Kukësin e varfëruar e të harruar nga qeveria, të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar, mundësi për të jetuar, mundësi për të zgjedhur. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta.
Megjithatë i gjeta me zemrat plot me shpresë dhe me vendosmëri frymëzuese për ta ndryshuar këtë realitet, një orë e më parë.
Falemnderit të rinjve dhe të rejave të Kukësit për mikpritjen prekëse, për bisedat dhe për frymëzimin që jeni dhe përcillni! #PotëDëgjoj“, shkroi Basha. /tesheshi.com/