Pieter Mienneman, një i mbijetuari nga sulmi terrorist racist në qytetin Hanau të Gjermanisë, është konvertuar në musliman, raporton Anadolu Agency (AA).
Me origjinë nga Kameruni, Mienneman tha se ka mbijetuar për shkak se agresorit i mbaruan plumbat.
Mienneman, i cili është trajer boksi ka bërë të ditur se ka informacione të mjaftueshme për Islamin për të cilin ka qenë i interesuar edhe më parë. Ai shpjegoi se u sulmuan teksa ndodheshin për darkë në Arena Kafe me shokët që humbën jetën si pasojë e sulmit të agresorit racist dhe se shokët e tij kanë humbur jetën para syve të tij.
“Radha më kishte ardhur mua por mbeta gjallë pasi agresorit i përfunduan plumbat”, tregoi Mienneman i cili me sytë e përlotur.
Pieter Mienneman, theksoi se pas kësaj ngjarjeje vendosi të bëhet musliman.
Në ngjarjen e pak ditëve më parë në Hanau, një racist që thuhet se i përkiste të djathtës ekstreme, ekzekutoi 11 persona në një lokal nargjileje. Më pas vrau dhe veten. /tesheshi.com/