Historia e pasur, erëza, plazhe me rërë të bardhë dhe oqean blu, janë tiparet e Zanzibarit, një ishull në Tanzani në anën lindore të Afrikës.
Kohët e fundit, aty është bërë një destinacion popullor turistik që kryesisht vizitohet prej të ardhurish nga e gjithë bota.
Shpesh është quajtur “ishulli i erëzave” për shkak të llojeve të ndryshme të erëzave të rritura aty. Që nga kohët e lashta, ka qenë e rëndësishme për tregtinë.
Zanzibari ka qenë prej kohësh një shtet i pavarur afrikan, i cili, pas bashkimit me Tanganyika në vitin 1964, mbajti autonominë rajonale. /tesheshi.com/