Duke vizituar në spital tre minatorë të plagosur një ditë më parë në Bulqizë, kreu demokrat Basha akuzoi qeverinë edhe si mafia kromi.
“Në 5 vite, mafia e kromit dhe mafia e Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit me shokë i kanë marrë jetën më shumë minatorëve se në 20 vite të marra së bashku. Kjo nuk mund të vazhdojë më, duhet të ndalet dhe që të ndalet ne duhet t’i japim fund një qeverie të marrë peng nga krimi dhe korrupsioni”.
Më tej, Basha iu kthye dhe kauzës së këtyre ditëve fokusuar në një emër: Xhafaj/
“Beteja që kemi nisur nuk është thjesht beteja për largimin e vëllait të familjes mafioze Xhafaj në krye të ministrisë së brendshme por është beteja për të larguar këtë qeveri që nuk përfaqëson interesat e njerzve dhe që ka tradhtuar Shqipërinë e shqiptarët dhe që është gati të bëjë aktin përfundimtar të tradhtisë duke mbyllur derën e negociatave vetëm për të mbrojtur Fatmir e Agron Xhafajn, për të liruar Sajmir Tahirin ndërkohë që mban në burg kuksianët”, shtoi kreu demokrat. /tesheshi.com/