Një grup miqsh rusë kanë arritur të argëtohen në mënyrën më të çuditshme – duke sharruar një pjesë të madhe të akullit dhe duke lundruar poshtë lumit, ndërsa ishin ulur në një vaskë.
Filmi i postuar në internet tregon grupin e 15 miqve që përdorin motosharrën dhe një sëpatë për të shkëputur akullin e trashë nga një breg i lumit në Rajonin Voronezh të Rusisë.
Ata lundronin poshtë lumit Don në ndeshjen e tyre të improvizuar.
Ata kanë krijuar edhe një shtrat, e madje kanë ndezur edhe një zjarr.
Sapo kishin të gjithë komponentët e duhur, akulli u nda në dy pjesë, ndërsa ata transportuan sendet e tyre në njërën prej tyre duke vijuar udhëtimin./tesheshi.com/