Koreja e Veriut është pajisur me rreth 60 bomba bërthamore që mund të vendosen mbi raketa balistike të afta për të goditur SHBA-të.
Zbulimi është bërë nëpërmjet sistemit të gatishmërisë për mbrojtje, DEFCON. Ky është një sistem që përdoret nga ushtria amerikane dhe që sinjalizon për rritjen e armëve nukleare.
Sistemi ka pesë nivele të matjes së rrezikut, duke filluar nga 5-a që është më i rrezikshmi, ndërsa niveli 1 ka një shkallë rrezikshmërie më të vogël.
Sipas një raporti në faqen zyrtare të DEFCON, në Korenë e Veriut ekziston rreziku 4 i armëve bërthamore. /tesheshi.com/