Këshilli Gjyqësor i Kosovës është mbledhur sot, ka diskutuar për disa orë dhe ka shkarkuar kryetarin e Gjykatës së Apelit të arrestuar për korrupsion disa ditë më parë. Dhe për këtë, ka hartuar dhe një njoftim për shtyp madje! Sipas njoiftimit, Komisioni Disiplinor pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës bazuar në rekomandimet e Zyrës së Prokurorit Disiplinor në seancën e mbajtur sot, mori vendim që Salih Mekaj, gjyqtar – kryetar i Gjykatës së Apelit në Prishtinë të pezullohet përkohësisht nga funksioni i gjyqtarit dhe kryetarit deri në përfundim të procedurës penale ndaj tij, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa në vend të tij KGJK ka marrë vendim që ushtrues detyre e kryetarit të Gjykatës së Apelit të jetë nënkryetarja e kësaj gjykate, gjyqtarja znj. Tonka Berishaj./tesheshi.com/