Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Peticion anti-Mustafa nga brenda LDK-së: të prishë koalicionin me Thaçin dhe të largohet nga drejtimi i partisë

by te Sheshi
23/12/2015
in Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Peticion anti-Mustafa nga brenda LDK-së: të prishë koalicionin me Thaçin dhe të largohet nga drejtimi i partisë

Isa Mustafa, kryeministri i Kosovës, e që njëherësh është dhe kreu i LDK-së, partisë së themeluar nga ish-presidenti Rugova, nuk i ka punët mirë dhe në forcën politike që drejton. Tashmë për të është përgatitur një peticion, pikërisht nga fryma rugoviane brenda LDK-së, e cila kërkon prishjen e koalicionit me PDK-në e Thaçit, por dhe largimin e tij nga drejtimi i partisë. Dhe kjo ndodh, pikërisht në përvjetorin e 26-të të themelimit të saj, sot më 23 dhjetor, ku janë paraparë dhe shumë aktivitete.

Ja teksti i plotë i peticionit anti-Mustafa:

“Efektet e dëmeve politike të Isa Mustafës, janë shumëfish më të mëdha se sa ato ekonomike. Pas ardhjes së tij në krye të LDK-së në vitin 2010-të përmes puçit politik, sa herë që e kërkonte nevoja LDK-ja e Isa Mustafës ratifikonte në Kuvend marrëveshjet e Hashim Thaçit me Daçiqin në Bruksel, siç ishte ajo e 19 prillit 2013, kumbar i së cilës u bë vetë Isa Mustafa me vënien e nënshkrimit të tij mbi atë marrëveshje, më 25 gusht të këtij viti në Bruksel. Kjo shënon kulmin e copëtimit territorial të vendit si dhe serbizimit të Kosovës përmes “Zajednicës”..!?

Nëse i analizojmë zhvillimet e ngjarjeve pas zgjedhjeve nacionale të 2010-s, atëherë Isa Mustafa na del përgjegjësi numër 1 i të këqijave më të mëdha që goditën vendin tonë, i cili më metoda perfide e ndihmoi dhe e mbajti në pushtet H. Thaçin dhe keq qeverisjen e PDK-së, si e keqja më e madhe për vendin në periudhën e pasluftës.

Thënë troç, ardhja e Isa Mustafës në krye të ekzekutivit në mënyrë paradoksale (puçiste) e ka shndërruar atë në gogol të politikës kosovare! Tashmë e kanë të qartë edhe deputetët e LDK-së, se lideri i tyre është në pozicionin e gabuar politik. Ai nuk ka ardhur më qeverisë për të mirën e vendit, por për të mirën e Serbisë dhe interesave të Hashim Thaçit. Më një fjalë, është shndërruar në marionetë të PDK-së dhe SHIK-ut si dhe shërbimeve tjera antikombëtare.

Zgjidhja më e mirë për shkatërruesit e shumëfishtë të LDK-së, do të ishte dorëheqja nga postet drejtuese në parti, të cilën e kanë marrë peng, veprime këto që do t’iu hapnin rrugë ndryshimeve pozitive brenda LDK-së, sikurse edhe iniciativa për shkarkimin e kryetarit ishte dasht të rrjedhë më herët nga degët dhe nëndegët e LDK-së. Mirëpo, mjerisht disa nga ato janë të marrura peng nga kreu i LDK-së, I. Mustafa. Si pasojë, kryesitë e degëve nuk guxojnë as të hapin gojën nga frika e humbjes së vendeve të tyre të punës.

Prandaj, ne elektorati besnik Rugovian, të cilët jetojmë në Kosovë dhe mërgatë, të nxitur nga patriotizmi dhe dashuria për atdhe, morëm këtë iniciativë shumë fisnike, që për hir të sakrificave dhe mundit që kemi investuar në forcimin e saj si dhe ruajtjen e trashëgimisë politike dhe kombëtare të presidentit Ibrahim Rugova, ta nënshkruajmë këtë peticion për shkarkimin e Isa Mustafës nga posti i kryetarit të LDK-së…!!!

Ky është momenti i fundit, për t’ia ndalur hovin të keqes së madhe në keqqeverisjen e vendit dhe marrjen peng të LDK-së, në veçanti.

Kërkesat tona urgjente që dalin nga ky peticion janë:

1). Shkarkimi i menjëhershëm i kryesisë së LDK-së bashkë me kryetarin Isa Mustafa,

2). Tërheqja e menjëhershme e LDK-së nga koalicioni qeverisës më PDK-në e H. Thaçit,

3). Fillimi i menjëhershëm i procesit të jashtëzakonshëm zgjedhor në LDK, duke filluar nga Aktivet, Nëndegët dhe Degët e LDK-së,

4). Formimi i komisioneve të reja zgjedhore nga anëtarësia e LDK-së;

5). Pjesëmarrja direkte në procesin zgjedhor e degëve të LDK-së në Diasporë, aktivistëve dhe veprimtarëve të devotshëm të LDK-së në mërgatë,

6). Mbajtja e Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor të LDK-së, nën drejtimin e kryesisë së re të punës deri në përfundimin e punimeve të kuvendit, nga i cili do të zgjidhet më pas Këshilli i Përgjithshëm, Kryesia si dhe organet tjera të reja të LDK-së…!”, thuhet në peticionin që i është dërgur të gjitha degëve dhe nëndegëve të LDK-së në Kosovë dhe Diasporë nga Këshilli iniciativë për Reformimin e LDK-së.

/tesheshi.com/

Related Posts

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?
Lindja e Mesme

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut
Sociale & Shoqëri

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së
Europa

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Next Post
E qeshura është ngjitëse, e tregon edhe reklama e Coca Colës (video)

E qeshura është ngjitëse, e tregon edhe reklama e Coca Colës (video)

Mustafa për hedhjen e vezëve: i iku lezeti, VV t’i thërrasë mendjes

Mustafa për hedhjen e vezëve: i iku lezeti, VV t’i thërrasë mendjes

Tifozët e Realit në protestë: braktisin shkallët e Santiago Bernabeu

Tifozët e Realit në protestë: braktisin shkallët e Santiago Bernabeu

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni