Si do të jetë e ardhmja e qyteteve të botës? Do të kompozohen nga ndërtesa thjesht të pashme? Apo arkitektët i janë përkushtuar masave ekologjike?
Në çmimin ndërkombëtar të projekteve, MIPIM që zhvillohen për të 14 vit radhazi në Kanë, u përzgjodhën 5 projektet më të mira që po i shfaqim tani.
Turqit në vend të parë
I hartuar nga firma projektuese turke, Tabanlioglu Architects, stacioni i trenit në kryeqytetin e Kazakstanit, Astana fitoi çmimin e parë. Struktura është ndërtuar nga çelik dhe xhama.
Spanjollët: projekt ambjental në shkëmbin vullkanik
I ndërtuar në bregun vullkanor Fuente Santa Hot Spring Baths në La Palma, Spanjë, projekti u hartua për të krijuar sa më pak dëm ambjental. Firma spanjolle GPY Arquitectos ka dezinjuar një projekt thuajse në paqe më mjedisin.
Dubai çudit sërish me modernen
Në vend të tretë renditet projekti i një firme londineze që ka dezinjuar ndërtesën Viceroy Dubai Jumeirah që do të kushtojë 600 million dollarë amerikanë dhe do të jetë me 60 kate, me 254 apartmente (33 pishina private), një hotel me pesë yje.
Suedezët afrojnë ndërtimin me natyrën
Projekti i stacionit detar suedez i shpëtimit në Roro u krijua nga firma suedeze, Kjellgren Kaminsky Architecture. Ndërtimi është bërë i gjithi me material që kanë kosto të ulët dhe në përputhje me ambjentin.
Universitet i Gjelbër
Në vendin e pestë është renditur projekti i firmës braziliane Ospa Arquitetura & Urbanismo që ka krijuar një habitat në 230,455 që do të jetë kampusi sportive i Universitetit UFSCPA në qytetin e Canoas, Brazil.
/tesheshi.com/