Me rastin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në Paris janë mbledhur me ftesë të presidentit Macron më shumë se 70 kryetarë shtetesh e qeverish nga e gjitha bota. Ndodhen aty liderë të vendeve që dolën fitues, por dhe të atyre që humbën.
Nga këto të fundit, janë Merkel dhe Erdogan, pasi fundi i luftës shuajti Perandorinë Gjermanike e atë Osmane.
Ndërkohë, ka një emër që e ka refuzuar ftesën e Macronit. Ky është Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.
Ai tha se e refuzoi ftesën, sepse do të ndiqte festimin e përvjetorit në Poloninë e tij.
Në vitin 1914, Austro-Hungaria i shpalli luftë Serbisë, duke filluar kështu dhe Luftën e Parë Botërore. Arsyeja që vrasja e mbajtësit të fronit austro-hungarez, Archdukës Franz Ferdinand, ngjarje e ndodhur në Sarajevë.
Rusia dhe Gjermania janë dy vendet që patën umrin më të madh të viktimave në Luftën e Parë Botërore, ku u vranë 1.8 milion rusë dhe 1.7 milion gjermanë. Pas tyre vjen Franca me 1.3 milionë ushtarë të vdekur. /tesheshi.com/