Në këtë ditë (2 nëntor), në vitin 1950, vdiq shkrimtari, dramaturgu, eseisti, kritik i teatrit dhe muzikës, irlandezi George Bernard Show, i cili, që ndër ata perëndimorë që vlerësoi mëte madhe Profetin Muhamed. “Unë e kam studiuar atë dhe ky njeri i jashtëzakonshëm, Muhamedi, për mendimin tim duhet ta kishte quajtur veten shpëtimtar të njerëzimit”, ka thënë ai.
Ai ishte një mik i kryeministrit anglez Winston Churchill dhe me të pati një këmbim batutash, nga ku doli në pah sensi i lartë i humorit që e karakterizonte. Bernard Show ishte shumë i dobët e Churchill ishte mbipeshë, kështu që një ditë Churchill i tha Bernardit: “Kushdo që të sheh do të mendojë se ka një uri në Angli”. Bernard Show iu përgjigj: “Dhe kushdo që të sheh do të mendojë se ti je shkaku i kësaj urie”.
Bernard Show la shumë mendime, thënie të bukura dhe të mençura. Ja disa prej tyre:
– Nëse njerëzit do të flisnin vetëm ato që kuptojnë, heshtja do të arrinte një kufi të paparë.
– Njerëzit që flasin për veten e tyre, më gënjejnë.
– Një makinë e zbrazët bën më shumë zhurmë sesa një makinë e plotë.
– Gratë inteligjente nuk marrin pjesë në pushtet, por përkundrazi ia lënë pushtetin dhe qeverinë burrave për sa kohë që janë burrat sovranë.
– Asnjëherë mos u ndeshni me derra, sepse të dy do të ndoteni, dhe derrat këtë e pëlqejnë.
– Nëse njerëzit budallenj lexojnë shumë libra prej budallenjsh, ata do të shndërrohen në një person budalla dhe shumë të rrezikshëm, i cili do të bëhet vetëbesues, dhe këtu qëndron fatkeqësia.
– Edhe nëse era kërkon falje, dega do të mbetet e thyer.
– Lakmia për para është burimi i çdo të keqe. /tesheshi.com/