Ka pikuar trishtim mesazhi mëngjesor i kryeministrit Rama përcjellë shqiptarëve, një lloj përshëndetje rituale e përditshme ku zenë vend jo pak dhe “arritjet” e qeverisë. Rama i ka kushtuar një dedikim Kasem Trebeshinës, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në Ankara, ku dhe jetonte vitet e fundit.
“MIRËMËNGJES
dhe lejomëni të ndaj me ju trishtimin për ndarjen nga jeta të Kasëm Trebeshinës, një njeriu krejt të posaçëm, shqiptar kokëfortë si pakkush dhe i fortë si më të rrallët e këtij vendi në mbrojtje të lirisë e të ideve të veta, të cilin pata fatin ta njoh në kohën e ndërrimit të epokave, kur i thoshte të vërtetat e veta me mprehtësinë e një shpate të pathyeshme
Ndjesë dhe një ditë të mbarë të gjithëve”, ka qenë mesazhi i Ramës.
Kryeministri ka qenë mik i ngushtë i të ndjerit në periudhën e ndryshimeve demokratike, ku sipas Ramës, ia ka thënë pikërisht atij thënien fataliste që “foshnja ka lindur e vdekur”, referuar mënyrës se si po vinte demokracia dhe se cilët ishin flamurtarët e saj, duke nënkuptuar Berishën. /tesheshi.com/