Shumë femra ankohen se pavarsisht një regjimi dhe aktiviteti sportiv i rregullt, përsëri nuk arrijnë të bien në peshë.
Një faktor që njerëzit nuk marrin parasysh kur bëhet fjalë për rënie peshe është disbalancimi hormonal.
Për t’u siguruar që të kemi nën kontroll sasinë e duhur të hormoneve, duhet të ruhemi nga veset e pirjes (duhan, alkool) dhe veset e të ngrënit (varësia ndaj ëmbëlsirave).
Gjithashtu, stresi është ndër faktorët kryesorë, ndaj duhet të kujdesemi për një jetë sa më të qetë larg streseve.
Këto janë hormonet kryesore që ndikojnë në shtimin apo rënien në peshë:
Inflamacioni
Në fakt inflamacioni nuk është një hormon më vete, por shkakton efektin e hormoneve të ndryshme në trupin tonë. Në të vërtetë inflamacioni është ai procesi kur trupi ynë për shkak të ndonjë veprimi fizik apo të ndonjë ushqimi apo pije (si alkoli dhe duhani) të cilat në pamundësi për të përballuar efektin e tyre, organizmi kërkon aktivizimin e sistemit imunitar në mënyrë të përshpejtuar. Si ndikon inflamacioni në mos rënien në peshë? Sepse ngadalëson funksionin e insulinës përgjegjëse për sheqerin në gjak dhe të hormonit të ndjenjes së ngopjes.
Kortizoli
Ndryshe njihet si hormoni i stresit, por në fakt është përgjegjës edhe për aktivitete të tjera si tensioni i gjakut, për nivelin e sheqerit në gjak dhe për metabolizmin. Kur kalojmë periudha stresi rritet niveli i kortizolit dhe për këtë arsye disa persona “shëndoshen nga stresi”.
Serotonin
Ndryshe hormoni i urisë dhe i stresit. Nëse jemi tepër të stresuar ky hormon “na kërkon” ushqime me karbohidrate dhe të ëmbla.
Tiroidet
Gjithashtu shumë i rëndësishëm në shtimin në peshë sepse është hormone që rregullon metabolizmin. Nëse organizmi nuk prodhon mjaftueshëm këtë lloj hormoni, shkakton ngadalsimin e metabolizmit dhe si rrjedhojë procesin e rënies në peshë. /tesheshi.com