Pas rrëzimit të murit, radha është të rrëzohet qeveria “Mustafa”. Kjo është kërkesa që ka bërë sot deputeti i Vetëvendosje-s, Faton Topalli, i cili ka shtruar pyetjen: “Muri ra, kur qeveria”?.
Por kjo kërkesë e Topallit ka nervozuar jo pak Bajram Gecajn, këshilltarin e kryeministrit Mustafa, i cili Vetëvendosje-n vazhdon ta quan anarkiste duke thënë se në kokat e tyre mendohet vetëm rrëzimi i qeverisë.
“Këtyre anarkistëve duket se ju ka zvoglu truni…veç rrëzimin e qeverise e ‘fiqirojnë’, ndërsa muri në kokat e tyre assesi të rrëzohet”, ka reaguar Gecaj.
Ndryshe, derisa LDK-ja e Mustafës rrënimin e murit e quan hap drejt konsolidimit e forcim të sovranitetit, Vetëvendosje vazhdon të mbajë qëndrimin se muri nuk është rrënuar por vetëm po “spostohet” pak metra më tutje. /tesheshi.com/