Policia ka nisur ndëshkimet për atë që ndodhi pasditen e së dielës në “Selman Stërmasi”, para takimit Partizani – Tiranë, ku grupe tifozësh u përleshën me njëri-tjetrin në fushë deri në gjakosje.
Ka një të ndaluar, dy në kërkim e 6 nën hëtim. I ndaluari është dhe Elton Bande, 29-vjeç, i cili ka qenë në arrest shtëpie dhe e ka thyer atë duke shkuar në stadium. Atje më pas ka bërë dhe të dhunshmin.
Sipas policisë, mbi të rëndon akuza për veprat penale për veprat penale “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Ndërkohë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë
– M. M., 22 vjeç, banues në Tiranë;
– A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë;
– Th. B., 25 vjeç, banues në Tiranë;
– B. L., 46 vjeç, banues në Tiranë;
– G. Q., 28 vjeç, banues në Tiranë;
– E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë. /tesheshi.com/