Seanca gjyqësore në çështjen “Fortesa 2”, në të cilën janë të akuzuar ish-drejtori i Drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujevski, si dhe vartësi i tij, Nikolla Boshkovski dhe gjashtë të tjerë, për përgjim të paligjshëm, është shtyrë për 6 nëntor.
Gjyqtarja Lidija Petrovska anuloi seancën për arsye se prokurorja speciale Lençe Ristoska, dorëzoi dëshmi plotësuese për çështjen.
“Për të treguar se dokumentet e shkatërruara lidhen me sistemin për përgjim të komunikimeve, propozuam që dëshmi të merren pikërisht marrëveshjet për blerje të sistemeve, ku origjinalet ndodhen në dosjet “Shënjestra” dhe “Fortesa””, tha Ristoska.
Ajo shtoi se dëshmitë shkojnë në drejtim të asaj për të cilën akuzohen të pandehurit dhe shpresoi që në seancën e radhës ky gjyq të përfundojë.
Avokati i Goran Grujovskit, Ljupço Shvrgovski tha se nuk ka asnjë kontakt me të akuzuarit prej momentit kur ai ishte në arrati. Ai kërkoi që të refuzohen dëshmitë e reja që dorëzoi Prokuroria Speciale. /tesheshi.com/