Ndonëse mediat kosovare raportuan sot ose nesër do të ndodhë lirimi i komandantit të policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, Gjykata Speciale në Beograd ka marrë vendim për t’ia zgjatur paraburgimin edhe prej 30 ditësh.
Ky vendim nga gjykatat serbe merret edhe përkundër se avokati i Thaçit, Sead Spahiq, ka thënë se familja Milanoviq me prejardhje nga Lipjani ka mohuar që Thaqi t’i ketë përzënë nga banesa e tyre ashtu siç pretendon prokuroria serbe.
Zgjatja e paraburgimit për Thaqin është një dëshmi e qartë se Serbisë fare nuk i bën përshtypje as për kërkesat e njëpasnjëshme të Republikës së Kosovës për lirim, ndërsa deklarata e minsitrit Skënder Hyseni se “Thaçi do të lirohet shpejt” po del të jetë një e pavërtetë.
Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dje pranoi se ministria që drejton nuk ka ndonjë informatë për rastin në fjalë,
Siç duket, Thaçi është duke u hetuar nga Prokuroria për krimin e organizuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të terrorizmit në Kosovë në vitin 1999.
Thaçi ka është në paraburgim që nga 28 shtatori, kur ai u arrestua në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish. /tesheshi.com/