Mjekët së fundmi thonë se organizmat e pacientëve nuk kanë qenë të gatshëm për këtë lloj ndryshimi të klimës, i cili ka reflektuar me një periudhë të virozave. Simptoma të ftohjes kanë të gjitha grupmoshat, megjithëse numri i pacientëve mbetet brenda normales dhe e pritshme për këtë kohë të vitit.
Mjekët këshillojnë të konsumohen sa më shumë fruta dhe perime, lëngje, vitaminë C dhe të shmanget qëndrimin në ambiente të mbyllura ku ka shumë njerëz. Rekomandohet edhe qëndrimi në bjeshkë dhe stërvitjet trupore.
Rekomandohet po ashtu të hahet hudhër dhe qepë, mjaltë dhe sipas recetës së vjetër popullore – supë pule. Është me rëndësi të keni gjumë të mjaftueshëm, pasi lodhja e rrit ndjeshmërinë e organizmit.
Ushqimet e pasura me vitaminë C janë shega e koncentruar, rrushi i zi pa fara, majdanozi, pastë domatesh (pire), piper i kuq, kopër, lulelakër, kivi, luleshtrydhe, kohlrabi. Limoni është gjithashtu i pasur me këtë vitaminë, por është krejtësisht i padobishëm në qoftë se e vëni në çaj të nxehtë.
Njëkohësisht me fillimin e sezonit të ngrohjes fillon të rritet edhe ndotja e ajrit. Një problem i veçantë janë pacientët me sëmundje të frymëmarrjes, sidomos astmatikët.
“Këta pacientë duhet të shmangin daljen përjashta në periudha kur ndotja është më e madhe, përpos nëse ata dalin për shëtit në pyll. Ajri i ndotur është përplot dioksid të squfurit, e cila ndikon negativisht në frymëmarrje dhe formon një sekrecion që pengon funksionimin e duhur të mushkërive. Kjo mund të ngacmojë kollë dhe infeksion, i cili mund të komplikojë gjendjen shëndetësore të këtyre pacientëve”.
Nëse gjithsesi duhet të dalin përjashta, është e rekomanduar që të mbrohen rrugët e frymëmarrjes. Gjithashtu, pacientët janë të këshilluar që të përdorin rregullisht terapinë e përshkruar./tesheshi.com/