Një vrimë e zezë gjigante në qendër të galaktikës M87 u kap për herë të parë nga drita e polarizuar që zbuloi një fushë magnetike dhe bashkëveprimin e saj në buzë të këtij përbindëshi masiv qiellor. Kjo vrimë e zezë është vrima e parë e tillë e kapur drejtpërdrejt nga astronomët, në vitin 2019, dhe imazhet e reja zbulojnë detaje të paprecedenta, duke përfshirë një nxjerrje të fuqishme të energjisë nga qendra.
Vlerësohet se M87 është 55 milion vjet dritë larg dhe 6.5 miliardë herë masa e Diellit. Duke përdorur Teleskopin Event Horizon, një ekip ndërkombëtar i astronomëve mati së pari polarizimin e dritës, e cila zbulon një fushë të fortë magnetike, afër buzës së një vrime të zezë.
Vrimat e zeza janë konsideruar prej kohësh një anomali matematikore që buron nga teoria e relativitetit. Shumë më vonë u matën lëvizjet e trupave qiellorë, e cila do të ishte e pamundur të shpjegohej pa ato monstra masive në të cilat graviteti është aq i fortë sa e shtypi materien në një pikë infinitesimal dhe vetëm në vitin 2019 vrima e parë e zezë u regjistrua direkt. Imazhi tregonte një unazë me shkëlqim dhe një qendër të errët, e cila përputhej me parashikimet.
Që atëherë, ekipi që punon në EHT ka studiuar vrimat e zeza në më shumë detaje, dhe tani ata kanë matur polarizimin e dritës, e cila do t’i lejojë ata të përcaktojnë forcat e fushës magnetike përgjatë buzës së horizontit të ngjarjes së vrimës së zezë.
Drita emetohet nëse kalon nëpër filtra të caktuar, të tilla si syze dielli polarizuese, ose nëse gjenerohet në kushte jashtëzakonisht të nxehta. Megjithëse vetë drita nuk mund të shpëtojë nga një vrimë e zezë ose pasi të jetë afruar dhe kaluar mjaftueshëm horizontin e ngjarjes, materia që është në buzë të horizontit të ngjarjes përshpejtohet dhe nxehet deri në më shumë se një miliard gradë Celsius, kështu që vepron si një disk i ndezur.
Vëzhgimi i dritës së polarizuar që rezulton në këtë proces bën të mundur përcaktimin e forcave të fushës magnetike të një vrime të zezë.
“Imazhet e reja janë thelbësore për të kuptuar se si një vrimë e zezë përdor një fushë magnetike për të gëlltitur materien dhe për të nisur rrezet e forta nga qendra”, tha astronomi Andrew Chael i Universitetit të Princeton. /tesheshi.com/