Safet Gjici, ish-kryebashkiak i Kukësit i dorëhequr pas një videoje duke kryer marëdhënie seksuale në zyrë, pati përballjen e parë në Gjykatë, ku pretendoi se nuk ka bërë ndonjë shkelje.
“S’ka asnjë procedurë të nisur për tender apo praktikë, skam bërë asgjë. U ndëshkova për atë gabim që bëra. E mora dënimin për atë veprim të turpshëm, rashë në kurth”, ka thënë ai para togave të zeza, duke pretenduar se nuk ka patur asnjë abuzim me detyrën.
Krah tij në gjykatë ishte dhe ajo me të cilën cenoi kurorën bashkëshortore, aktin e tradhëtisë seksuale, e cila nga ana e saj tha se tenderin për qentë e kërkonte pasi kishte një projekt për qentë. Këtë, Alma K. e ka lidhur me faktin se dhe në jetën private mban një qen.
Gjykata vendosi që Gjicin ta mbajë në arrest me burg dhe partnerene e tij jashtëmartesore në arrest shtëpie. /tesheshi.com/