Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA/ Për një “pranverë” që mos ardhtë kurrë!

by te Sheshi
31/03/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA/ Për një “pranverë” që mos ardhtë kurrë!

Ditë më parë, në një shkrim me titull “Kur do të vijë pranvera?”, opinionisti Artur Zheji i bënte një panoramë të zymtë situatës politike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri. Dhe tek pranvera e vonuar, ajo që pritej të vinte dhe që nuk po vinte dot, Zheji shihte pikërisht xhepin e mbushur të shqiptarit, të zbrazur keqaz vitet e fundit.

Duke iu qasur vetëm materialisht “pranverës së vonuar e në pritje”, Zheji rrëshqet më pas në relativizim të kushtëzimeve morale, mjaft që xhepat të rrijnë plot. Dhe për këtë, i kthehet Lazaratit, pikërisht atij vendi ku ndeshen fort moralja me materialen,  e që ngatërresa qëndron në faktin që  nga syresh si Zheji, ato nuk kanë bashkëjetesë, por e përjashtojnë adekuativisht njëra-tjetrën.

Sipas kësaj kategorie qasëshish, droga është vërtet e pamoralshme, por  të mbush xhepat ama; dhe e kundërta: që nëse do të mbushësh xhepat, pa e dhjerë pak muhabetin, pra pa u bërë pak pis në moral, gati-gati është e pamundur. Dhe kjo tezë mbrohet prej një prej klithatorëve më në zë për pak moral në politikë.

Zheji e rimerr dhe në terma konkretë Lazaratin, kur jep të nënkuptuar se nuk është aq dakort që t`u pritet rruga milionave në qarkullim, ndërkohë që “morale” të tilla si ai që tregoi qeveria duke e mbyllur “kombinatin e kanabisit” me emrin Lazarat, sot një pjesë e botës i trajton si démodé. Dhe për këtë, sjell si shembull legalizimin e mariuanës në Hollandë apo në ca vende të tjera, por dhe preçedentin e alkolit në Amerikë, më ndalimin e më pas lejimin e tij.

Zheji nuk bën ndonjë kalkulim shifrash e treguesish, për të na bindur se thyerrja e çdo barriere morale në kontekste ekonomike, sjell përfitime financiare më të mëdha se sa e kundërta. Por mjaft t`i kujtojmë se jeta shqiptare sot, më shumë se për para, vuan për mungesë morali.

Dhe në këtë pikë, nostalgjikët e 20 e kusur viteve më parë, kanë paksa të drejtë në nostalgjinë e tyre të mbështetur në aspekte morale më tepër se materiale.

Në këtë vend, kanë hyrë miliarda për gati një çerek shekulli, por kjo nuk e ka bërë shqiptarin më të mirë e më të ndershëm, e sigurisht realitetin më të paqtë e më me shije. Dhe ky është argumenti më i fortë për atë se morali ka çmim shumë më të lartë se e keqja, që në dukje prodhon para me thasë.

Halli i Lazaratit dhe i gjithë Shqipërisë, nuk është moskultivimi e mostrafikimi më i kanabisit, por mospunimi i tokave, përtacia, parazitizmi  e dembelllëku, kur vjen fjala për të punuar e jetuar ndershmërisht; më tej akoma, mosshfrytëzimi i të gjitha të mirave në trajtë resursesh që ka nëntoka e mbitoka, si shkak i politikave të mbrapshta, që na detyrojnë më pas ta shohim Lazaratin si barkën e shpëtimit të  “xhepit kombëtar” që na është boshatisur. Kësaj po që duhet t`i mëshohet fort.

Se sa për ilustrim, ka në Lazarat individë e familje shumë më të pasura se sa ato që i kanë rënë shatit në kooperativën e kanabisit, që kanë bërë pasuri me vetëkufizime të larta morale – një gjë që kurrë nuk është thënë e potencuar.

E keqja është tundim i madh, mu pse vjen prej iluzionit!

Kjo vërtetohet sa me shifra, nëse ke ngeshmërinë t`u futesh kalkulimeve, e sa me qasje “fililogjike”, ku pas zbërthimit etimologjik të fjalës ‘bereqet’, e kupton se kjo nuk vjen nga paraja e madhe, por nga morali i madh.

Dhe kjo botë, si dje ashtu dhe sot e gjithë ditën, na tregon se jo gjithnjë ku ka para të madhe, ka dhe bereqet.

Lazarati po e po, por dhe Shqipëria mund të merret si ilustrim i kësaj teze. Makar dhe Kosova, ku edhe pse paraja e madhe ka bërë që në pak vite mos ketë asnjë gjurmë lufte, po ndodh që nga vendi të iket më rëndë se me serbin pas shpine.

Kështu që, një “pranverë” si ajo që e ndjell me padurim Zheji, më mirë mos ardhtë!

Jo për gjë, por janë pranvera iluzive që të ngulfasin më pas  me dimra kallkan! Si ky aktuali.

                                                                                                                                                         /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Newsweek : Toleranca fetare ndodh në vendin e vetëm me shumicë muslimane në Europë

Kina, financuese e hekurudhës së parë të shpejtësisë së lartë në Rusi

Pekini sjell ish-zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme si ambasadore në Tiranë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni