Për bukurinë e lëkurës, të gjithë bëjmë sakrifica dhe një nga më të vështirat mund të jetë ndalimi i konsumit të kafes, për të gjithë ata që e kanë mësuar dhe iu është bërë zakon në mëngjes. Arsyen e kësaj dorëheqjeje e shpjegon dietologia Nitrition Rocks, Hala El-Shafie.
“Hidratimi është një faktor absolutisht kyç për të pasur në fytyrë të bukur dhe të ndritshme. Konsumi i kafes rrezikon dehidratimin e lëkurës. Ndaj është e rëndësishme të kujdesemi për sasinë e kafeinës që marrim çdo ditë”,- thotë dietologia.
Nëse gjatë kohëve të fundit vini re se lëkura juaj është e thatë apo pa shkëlqim, veçanërisht me ardhjen e stinës së ftohtë, merrni në konsideratë faktin e reduktimit apo eliminimit të kafes, pasi për konsumatorët e rëndomtë të kafes, ndër të tjera, ao ndikon në shtimin e rrudhave. Ekspertët këshillojnë konsumin e maksimumi 1-3 filxhanë kafe në ditë, jo më shumë./tesheshi.com/