Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Një e dhjeta e popullsisë franceze, emigrantë

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Si reaguan mediat kryesore amerikane për aktakuzën ndaj Trump-it

    Trump, edhe më afër burgut

    Trump, edhe më afër burgut

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Indi: tragjedi në një festë hindu

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Izraeli u “prish lojën” palestinezëve

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Milo Gjukanoviç: Ja ç’po synon Serbia në rajon

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

    Heroi i “Hotel Ruanda”-s, rikthim në SHBA

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Redi SHEHU: Pushteti politik si ndërmarrje tregtare

Nga Te Sheshi
13/11/2015
në Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Redi SHEHU: Pushteti politik si ndërmarrje tregtare

Ashtu siç edhe pritej,  kronologjia e skandaleve që e karakterizojnë këtë maxhorancë është shpërfaqur dukshëm tashmë në rrafshe të ndryshme, që kanë të bëjnë jo vetëm me politikën, por edhe me ekonominë. Skandalet Doshi – Meta, inkriminimi i Kuvendit me figura të cilët përfundojnë në pranga, DIA,  Zagani, korrupsioni në administratë, e deri tek dyshimet për përdorim të makinës së ministrit të Brendshëm në trafiqe droge,  kanë sjellë në vëmendje të elektoratit faktin se kur bëhet fjalë për politikën shqiptare, riformatimi i saj bëhet pothuajse gjithmonë përmes skandalit dhe tronditjes, e aspak përmes legjitimitetit politik. Për këtë arsye, skandali, për fatin tonë të keq, po perceptohet si mekanizëm legjitimiteti pushteti, ndërkohë që duhej të ishte krejt e kundërta. Pas skandaleve politike dhe ekonomike, forcat politike kanë nevojë që të riformatohen sa herë që kundërshtitë e figurave politike shqiptare thellohen, duke rrezikuar fitoren. Në situatën tonë, ku vështirë të ketë legjitimitet në politikë, për shkak të deformimit të moralit politik, skandali mbetet e vetmja rrugë apo mënyrë për ta riformatuar veten politikisht; e kjo, përmes riqarkullimit të komanduar të figurave qeverisëse, siç janë ministrat.

Me rastin e dorëheqjes së ministrit Naço, që, siç përflitet, do të pasohet dhe me lëvizje të tjera në ekipin qeverisës, vetëm nga njëra anë e maxhorancës, si­ç është LSI-ja, u pa qartë se si mund të përdoren figurat politike nga liderët partiakë: si gurët e një shahu pushteti, ku tipar kryesor i tij është autoritarizmi. Jo vetëm kaq, por prej kohësh tek ne pushteti është konsideruar nga të mandatuarit politikë si një ndërmarrje tregtare, ku restaurimi i  statujave personale të liderëve politikë përbën edhe qëllimin kryesor të qeverisjes.

Tani, në thashethemnajën e pafund rreth hakmarrjes së Metës ndaj Ramës, si dhe të aleancave të tij fluide sa majtas dhe djathtas, analizat ndaj kronologjisë së ngjarjeve politike deri në çdo detaj janë në fund të fundit pjesë e asaj përpjekjeje pothuaj çerekshekullore për ta udhëhequr shqiptarin në përhumbjen e ngjarjeve. Vetë intensiteti i mbrapshtisë politike, si dhe vetë skandali që mbivendoset ndaj skandalit, dinamika gati e papërballueshme e keqbërjes administrative të qeverisjes, e humbin kuptimin ndaj realitetit dhe qëndrimit të drejtë ndaj tij, dhe tërheqin vëmendjen larg kthjelltësisë në rrokopujën tatëpjetëse të ngjarjes politike shqiptare.

Një problem tjetër që konstatohet sa herë dalin në sipërfaqe kriza të tilla është edhe pasoja e pafuqisë morale të arsyetimit publik në lidhje me vlerësimin e sjelljeve të politikanëve, që nga Meta, Rama, Basha, e deri tek përpjekjet e nënkuptuara të Berishës për një aleancë të artë me LSI-në. Ky është problem me moralitetin e pushtetit, ku çdo mjet mund të justifikojë qëllimin, e kur çdo mjet merret si zgjidhja për të arritur qëllimin; në këtë pikë, atëherë vetë qëllimi është korruptuar që në zanafillë. Në këtë pikëpamje, çfarë kuptimi ka të shqetësohemi përderisa referenca për t’i gjykuar ngjarjet dhe karakteret ka humbur, e përhumbja e elektoratit në rendjen pas skandaleve është në kulmin e vet! Atëherë, kush dhe si do ta përmirësojë gjendjen, dhe kush e si do zëvendësojë kë? Si për ironi, loja vazhdon tani që shpërthimi i skandaleve është një fakt i kryer; mjeshtrat e rinj të politikës së vjetër luajnë me adresimin e problemit, duke e zgjeruar rrethin e të përfshirëve, në mënyrë që elektorati të mos ketë një adresë të vetme për pyetje, por ta shpërndajë atë në të gjithë spektrit e politikës shqiptare. Psikologjia e të mbyturit që kërkon t’i mbysë të gjithë është simbolika e asaj që ose do të biem të gjithë, ose do shpëtojmë të gjithë. Kjo, në fakt, tregon në kohë reale se shkalla e ndotjes së politikanëve tanë është pjesë e vetë problemit.

Çka vihet re në përgjithësi, por edhe në konfliktin e fundit Rama-Meta, është fakti se edhe kur rrallë flitet hapur politikisht tek ne, kjo bëhet duke thënë të vërteta të tmerrshme. Në këtë kuptim, ne mund të deduktojmë se e vërteta në thelb e politikës tonë nuk na qenka gjë tjetër, veçse një lajm i keq i kamufluar me fraza e shprehje të sherbetosura mediatike që i paskan zgjatur jetën fshehjes së kësaj të vërtete. Shqetësimi më i madh i cili riqarkullon sa herë që perceptimi publik përballet me skandale të kësaj natyre është mënyra e përdorimit të tij nga vetë po këta politikanë. Me pak fjalë, skandalet tek ne kanë ndodhur ose janë prodhuar për të rirregulluar dhe riorientuar pushtetin politik në Shqipëri, duke përcaktuar sfera të reja influence, me aktorë të cilët, pasi i kanë përmbysur të tjerët, shënojnë kufijtë e rinj të paprekshmërisë së tyre politike. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?
Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

21/03/2023
Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen
Opinione

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

16/03/2023
Nga Altin Braka: KMSH-ja si monarki absolute
Opinione

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

10/03/2023
Lajme të tjera
Futbollistët e harruar të përfaqësueses së Kosovës

Futbollistët e harruar të përfaqësueses së Kosovës

LSI i bën karshillëk Edi Ramës: trupa e Ilir Metës sërish nuk i paraqitet në parlament

LSI i bën karshillëk Edi Ramës: trupa e Ilir Metës sërish nuk i paraqitet në parlament

Kualifikueset për Euro 2016: Hungaria fiton betejën e parë përballë Norvegjisë

Kualifikueset për Euro 2016: Hungaria fiton betejën e parë përballë Norvegjisë

TË FUNDIT

Një shekull mbi taste tingujsh

Një shekull mbi taste tingujsh

59 minuta Më parë
Edhe NATO ndaloi TikTok-un

Edhe NATO ndaloi TikTok-un

3 orë Më parë
Itali: Presidenti i Senatit vë në rebelët që luftuan fashizmin dhe nazizmin

Itali: Presidenti i Senatit vë në rebelët që luftuan fashizmin dhe nazizmin

3 orë Më parë
Pamje: lirohen nga burgu vëllezërit Tate

Pamje: lirohen nga burgu vëllezërit Tate

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit

Kush është serbja që pret gjyqin e Thaçit

01/04/2023
Beteja për mishin në Itali: Bio apo nga laboratori?

Beteja për mishin në Itali: Bio apo nga laboratori?

01/04/2023
Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

Ç’sheh Bugajski te zgjedhjet malazeze?

31/03/2023
Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

Kush është Stormy Daniels, “mallkimi” i Trump-it?

31/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist