Në pozicionin e ri politik, atë të një lufte për “jetë a vdekje” me mazhorancën, presidenti Meta shkoi në Shkodër në kuadër të 2 Prillit dhe huazoi fjalorin e PD-së për ngjarjen e rëndë të asaj kohë.
“U vranë pabesisht vetëm sepse dolën në mbrojtje të demokracisë. Dot jemi këtu për t’i nderuar ata dhe për ta çuar deri në fund amanetin e tyre, por edhe të dëshmorëve të tjerë që ranë për demokracinë dhe për zgjedhje të lira dhe mendimin e lirë në Shqipëri, sepse ende Shqipëria vuan nga mungesa e zgjedhjeve të lira, nga kapja e shtetit që ka mbajtur peng edhe procesin e integrimit”, tha Meta, në një mesazh të pastër elektoral, në pozicionin e qartë tashmë si palë politike nga Presidenca.
“Është momenti që të gjithë të nisemi drejt 25 prillit, kësaj dite vendimtare por të vendosur vendin në shinat e Kushtetutës dhe demokracisë. Unë jam i bindur se Shkodra do të jetë gjithmonë në krye të këtij marshimi”, tha Meta. /tesheshi.com/