Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

    Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

    Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

    Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Për ç’vlen “indulgjenca” italiane ndaj Saimir Tahirit?

by te Sheshi
01/11/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Për ç’vlen “indulgjenca” italiane ndaj Saimir Tahirit?

Siç dhe ishte parathënë, ish-ministrit i Rendit Saimir Tahiri shpalli “indulgjencën” penale të drejtësisë italiane, e cila e nxorri të pastër nga çdo akuzë për implikim në afera droge. Një vit më parë, nga ca përgjime të rastit Habilaj nga Prokuroria e Katanias në Itali, rreth Tahirit do përhapej një furtunë politike e mediatike, duke e vënë me shpatulla për muri njeriun nr.2 të qeverisë, ndaj të cilit opozita kishte thyer dhe rekord konferencash për shtyp, me akuza të lloj-llojshme. Njeriu i pashëm por antipatik për një pjesë të publikut, mu prej performancës së tij politike, do sikterisej dhe nga partia e tij për t’u ballafaquar me akuzat, ndërsa ai vetë vendosi dhe të vetëlargohej si deputet duke dorëzuar mandatin. Ndërsa akuzat ndaj tij kishin një kreshendo të frikshme, paralel Tahiri e mbronte veten duke thënë se ishte tërësisht i pafajshëm dhe se ishte i gatshëm të ballafaqohej me drejtësinë për të “vërtetën e madhe”, të cilën pretendonte se e kishte me vete.

Këtë të enjte ai e shpalli atë, duke ia bërë me dije publikut vendimin e autoriteteve të drejtësisë italiane, atje prej nga ishte dhe burimi i akuzave, që e shpall tërësisht të pafajshëm.

Në apologjinë e tij, Tahiri i mëshoi shumë faktit se ai, ishte i vetmi në politikën shqiptare në çerekshekulli i cili edhe me vullnet të vetë atij, i ishte nënshtruar drejtëisë. Ndaj, një pjesë të mirë të sqarimit publik, ia kushtoi këtij avantazhi moral.

“Prokurori i Antimafias italiane dhe Prokurori i Përgjithshëm i Republikës në Itali, në përfundim të të gjitha hetimeve, i kërkuan Gjykatës Italiane pushimin e hetimeve për Saimir Tahirin sepse nuk ka asnjë lloj përfshirje në asnjë aktivitet të paligjshëm.

Gjykata italiane miratoi kërkesën e Prokurorëve të Antimafias dhe unë kam sot vendimin e Gjykatës, ku miraton kërkesën e Prokurorisë për pushimin e hetimeve ndaj meje.

Cuditërisht, mendja e ligë dhe dora e zezë që dosjen e kësaj çështje e solli që ditën e parë nga Italia në Shqipëri duke u kujdesur t’ia shpërndaj me lezet mediave, këtë vendim pozitiv që ka të paktën disa muaj që ka dalë nga zyra e prokurorit për në Gjykatë, as e gjeti, as e tha e as e shpërndau.

Por kjo ka pak rëndësi sot. Ka një rradhë për të gjitha gjërat, e unë di mirë të pres rradhën e çdo gjëje.

Ajo që ka rëndësi sot është vetëm një gjë: unë u akuzova e nuk bëra politikë, nuk u fsheha, nuk gënjeva, nuk sajova. Unë u përballa.

Dhe sot jam i vetmi politikan shqiptar, që vetëm pse përmendem në bisedat e ca trafikantëve, kërkova vetë e jam hetuar jo një herë, por dy herë nga prokuroria e antimafies italiane.

Një herë në hetimin 4-vjecar të vetë trafikantëve dhe një herë tjetër kur kërkova që të hetohesha në mënyrë specifike vetëm unë.

Dhe rezultati është ky sot, që autoritetet italiane me vendim të formës së prerë, kanë mbyllur hetimet sepse nuk kam asnjë lidhje më asgjë të paligjshme.

Jam i vetmi politikan shqiptar që për t’u hetuar pse jam përmendur nga dy trafikantë që u gjetën kushërinjtë e mij të tetë, dhashë dorëheqjen nga mandati i deputetit e nga çdo aktivitet publik, heshta e prita që të hetohej gjithçka lidhej me mua jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali”.

Pasm kësaj, reagimi i opozitës qe i vonuar dhe i shoqëruar më një kleçkë juridike, ndonëse në gati 80 përqind të deklaratës së tij, Tahiri kishte pikërisht opozitën në gojë.

“Dokumenti që valëviti është i pavlerë për veprimtarinë kriminale në Shqipëri. Kjo veprimtari është zhvilluar në territorin shqiptar dhe nuk mund të hetohet nga Italia”, u thanga PD, nga një njeri i niveleve të dyta në lidership, Gazmend Bardhi.

Gjithsesi, në rrafshin moral, Saimir Tahiri sot ka një avantazh ndaj opozitës. Moralisht ai është i dënuar nga gjykimi i opinionit, paçka “indulgjencës” zyrtare italiane, për faktin se gjatë kohës së tij pati një lulëzim kanabisi në “fusha e male”. Por në raport me opozitën, ku vetë krerët e saj gjenden prej vitesh nën akuza, madje deri për vrasje siç është 21 Janari, Tahiri gati i ka sfiduar, edhe me dorëheqjen si deputet, e sigurisht nga çdo funksion politik deri dhe partiak, e gjithashtu nga një proces i mbyllur prej palës italiane.

Prej sot, moralisht, së paku Bashës që ka peshën e drejtimit të opozitës e që aspiron të jetë nëser kryeministër, nga Tahiri i diktohet të vetëfutet në ballafaqim gjyqësor për çdo çështje që mund të akuzohet. Duhej ta kishte bërë këtë pa precedentin “Tahiri”, nëse e kërkon triumfin politik më kartë morale. Nëse jo, atëherë cili është standarti me të cilin kërkon të vijë në pushtet? /tesheshi.com/

Related Posts

Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!
Kryesore

Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

23/05/2025
Si Trump po e shndërron Zyrën Ovale në një “fushë minash” për udhëheqësit e huaj
Kryesore

Si Trump po e shndërron Zyrën Ovale në një “fushë minash” për udhëheqësit e huaj

23/05/2025
A po nisi kthjellimi i Perëndimit ndaj Izraelit, pjellës së vet?!
Analizë

A po nisi kthjellimi i Perëndimit ndaj Izraelit, pjellës së vet?!

23/05/2025
Next Post
Specialja në Maqedoni bllokon pronat e VMRO-së

Specialja në Maqedoni bllokon pronat e VMRO-së

Rama zbulon të vetmin institucion shqiptar jashtë kacafytjeve politike

Rama zbulon të vetmin institucion shqiptar jashtë kacafytjeve politike

E panjohura për Gjermaninë: në çdo 5 qytetarë, njëri në prag të ekzistencës

E panjohura për Gjermaninë: në çdo 5 qytetarë, njëri në prag të ekzistencës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

Qëndrimi burrëror i një gruaje europiane ndaj Izraelit

23/05/2025
Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

Kallas, mes shqiptarësh e serbësh në Veri

23/05/2025
SHBA-ja nis “luftën tregtare” me Europën

SHBA-ja nis “luftën tregtare” me Europën

23/05/2025
Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

23/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni