Pentagoni po përgatitet të tërheqë mijëra trupa nga Afganistani si pjesë e një marrëveshje të propozuar për paqe me talebanët, thanë zyrtarët amerikan
Ata paralajmëruan se tërheqja do t’i nënshtrohej përfundimit të marrëveshjes, por deri më tani, marrëveshje në fjalë nuk është arritur
Administrata Trump ka ndërmarrë tetë raunde bisedimesh me talebanët, të cilët kontrolluan Afganistanin midis viteve 1996 dhe 2001, bisedime këto të udhëhequra nga i dërguari Zalmay Khalilzad, ish-ambasadori amerikan me origjinë afgane në Kabul. Khalilzad ka lënë të kuptohet se një marrëveshje paqeje mund të arrihet në raundin tjetër të bisedimeve, që planifikohet të mbahet në Katar.
SHBA ka humbur më shumë se 2,400 ushtarë në luftën e saj më të gjatë dhe ka shpenzuar më shumë se 900 miliardë dollarë për operacionet ushtarake, ndërtimin e rrugëve, urave dhe termocentraleve. /tesheshi.com/