Për presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, Ballkani duhet të gjejë forca mes vete për t’i shpëtuar populizmit të shfaqur në Europe.
Gjatë fjalës së tij Samitin e Paqes në Europën Juglindore që po mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranës, lënë të kuptuar se mos’hapja e negociatave ka sjellë shock te Shkupi zyrtar, Pendarovski tha se “ne nuk duhet të harrojmë që vala e populizmit dhe radikalizimit me të cilën po përballet Europa ende po gjen vend ku mund të rritet në Ballkan”. E megjithatë, shpëtimin e ai sheh vetëm në vlerat europiane.
“Nga ajo që kemi mësuar nga historia në Ballkan, është që kemi përgjegjësi shumë të madhe përballë trendeve negative dhe të vazhdojmë t’i drejtojmë shoqëritë tona bazuar në vlerat europiane. Unë besoj se për demokratizimin e shoqërive dhe shteteve në rajon do të rrisim ndërveprimin mes politikës dhe grupeve individuale në të gjitha sferat dhe të bëhet një paqe e qëndrueshme në rajon dhe për zhvillimin demokratik, ekonomik më të qëndrueshëm që do të rezultojnë në një ndërlidhje më të madhe mes vendeve tona”, tha Pendarovski. /tesheshi.com/