Pelegrinë turq në kompleksin e shenjtë të Kabba-s në Mekë, janë parë duke brohoritur kolektivisht në mbrojtje të Al Asqa-s, vendi i tretë i shenjtë i botës islame, pas Mekës dhe Medines në Arabinë Saudite.
Ndërsa kanë qenë duke kryer rite fetare nën veshje karakteristike për vendin, ata janë dëgjuar të thonë: “Ne do t’ju mbrojmë me shpirt dhe me gjak, o Al-Aqsa!”.
Ndodh kjo në atmosferën e rënduar nga ofrimi i të ashtuquajturës “Marrëveshje e Shekullit” nga Presidenti Trump, ku planin i tij i paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, parasheh që Jerusalemi, “qytet i tre besimeve”, i kalon tërësisht Izraelit, ku dhe Al Asqa-ja do jetë nën kontrollin e tyre.
Por dhe përgjithësisht, plani i Trump nuk është pranuar nga një pjesë e mirë e botës islame, ku mospajtimin më ta madh e ka treguar Turqia. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/AGDUNi/videos/545780122697769/?t=0