PDIU e Shpëtim Idrizit hyn edhe me një këmbë më shumë në qeveri. Në mbledhjen e rradhës të kabinetit “Rama” u vendos emërimi i një anëtari të PDIU-së në postin e numrit dy të diplomacisë, Halil Hyseni.
Përfshirja e PDIU-së në ekzekutivin shqiptar vjen vetëm pak ditë nga takimi i kreut të kësaj partie, Shpëtim Idrizi, me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.
Zoti Hyseni është zyrtari i dytë nga PDIU që merr një post të rëndësishëm pas atij të Shpëtim Idrizit, i cili mori atë të n/kryetarit të Kuvendit.
Ndër të tjera, në mbledhjen e qeverisë është vendosur për një ndihmë financiare në mbështetje të familjes së komandantit të vrarë të FNSH-së Shkodër, Simon Gjeta, si dhe krijimi i agjencisë së menaxhimit të qendrave për hapje dhe dialog. /tesheshi.com/