Partia Demokratike tha ditën e sotme senë krye të Komisionit të Reformës në Drejtësi është vëllai i një trafikanti ndërkombëtar droge, me kërkesë ekstradimi nga Gjykata e Lartë e Venezuelës
Ina Zhupa, në emër të PD u shpreh se Fatmir Xhafaj nuk mund të vazhdojë të jetë më pjesë e këtij komisioni, aq më tepër ta drejtojë atë. Sipas saj, ai është në konfliktin me të rrezikshëm të interesit dhe i papranueshëm në sytë e çdo qytetari, duke qenë se ka heshtur dhe nuk ka mbajtur asnjë qëndrim publik, nuk ka dhënë asnjë shpjegim para shqiptarëve për këtë implikim të tij.
“Sigurisht, kumbari i kësaj skeme për kapjen e drejtësisë, për të zgjidhur hallet me dosjet e rënda të korrupsionit e krimit qeveritar, është Edi Rama. Dhe ai u vetëshpall si padrino në këtë rast, sepse foli, doli në mbrojtje të trafikantit”, deklaroi zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa.
Ndër të tjera ajo u shpreh se Komisionit për Reformën në Drejtësi duhet t’i rikthehet menjëherë legjitimiteti me largimin nga drejtimi të vëllait të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Agron Xhafaj.