Ndërsa PS-ja kërkon të përjashtojë deputetët e PD-së që hodhën vezë mbi Ramën, PD-ja kërkon të përjashtojë kryeministrin sepse fyeu deputetët e PD-së.
Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar për aksionin e opozitës në ditët në vazhdim dhe marrëdhëniet me Kuvendin.
Mbledhja e grupit të PD, zhvillohet me dyer të mbyllura dhe vjen një ditë pasi opozita bllokoi punimet ne seancën plenare.
PD-ja t’i kërkojnë Kuvendit, përjashtim të Ramës dhe Braçes për fyerje ndaj deputetëve të opozitës.
Një ditë më parë në sallën e seancave plenare u hodhën edhe vezë në drejtim të kryeministrit Rama.
/tesheshi.com/