Partia Demokratike ka festuar 25-vjetorin e themelimit të saj, jo më 12 dhjetor kur është data zyrtare e krijimit,. por me më 11, pikërisht si 3 vjet më parë kur Berisha ishte kryeministër.
Jo në formën e një feste klasike tematiko-dëfrimi, por të një mbledhje përkujtimore solemne në sallën e Pallatit të Kongreseve u mblodhën militantë e të ftuar, por ka rënë në sy mungesa e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vllahutin.
Edhe pse u zhvillua fare pranë selisë, në festë nuk shkoi as presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Nuk ishin as shumë themelues por kjo është e zakonshme tashmë në partitë shqiptare. /tesheshi.com/