PD ngre dyshime se si në rastin e ARMO-s, edhe tek falimenti i Gulf, shteti nuk e ka kryer si duhet detyrën e vet kontrolluese, sidomos në aspektin fiskal, duke i toleruar këto kompani në mosshlyerje detyrimesh.
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ngriti disa pyetje, rreth së cilave ngrihen dhe dyshimet.
“Së pari, mosfunksionimi i të gjithë strukturës për hetimin tatimor, mosgjobitja e kompanisë që lidhet me pjesë e Ministrisë së Financave. Së dyti, unë kam një deklaratë të ministrit të Energjitikës që ka dalë garant për këtë investitor.
Ministri i Energjitikës sa kontrolle ka kryer në këtë kompani për 5 vite për cilësinë e naftës që është hedhur në treg?
Ministri i Energjitikës sa e ka ngritur flamurin e kuq të rrezikut për këtë kompani e cila operonte në një treg që pothuajse është monopol nëse shiste të gjithë naftën e ARMO-s?
Çfarë kanë bërë strukturat përgjegjëse të ministrisë?”
Kompania tregtuese e naftës Gulf faleminetoi këto ditë, por kjo u shoqërua me një skemë mashtruese nga ana e saj pasi u shiti tollona me vlerë të ulët klientëve, duke e mbyllur shërbimin më pas. /tesheshi.com/